Thaçi flet për “kufirin” dhe “murin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy prej çështjeve me te diskutuara gjate ditëve te fundit ne Kosove, ratifikimi i marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi dhe ngritja nga serbet e një muri ne Mitrovice ishin thelbi i fjalimit te presidentit Hashim Thaçi ne parlamentin e Kosovës. Duke kujtuar se kalimi i demarkacionit ne kuvend u ka kushtuar kosovareve lëvizjen e lire, Thaçi u shpreh se Kosova nuk do te tërhiqet nga detyrimet ndërkombëtare.?Demarkacioni është marrëveshje është e drejtë. Reagimet kundër kanë dëmtuar më të pafajshmit qytetarët që s?mund të lëvizin lirshëm. Reagimi kundër ishte interes e ngushtë politik ose injorancë profesionale. Prandaj shteti ynë do të qëndroj prapa gjithë obligimeve ndërkombëtare që ka marrë?.Por deputetet e opozitës, qe kane kundërshtuar fort demarkacionin, nuk ndodheshin ne salle gjate fjalimit te presidentit. Persa i përket murit qe po ndërtohet ne veri te vendit, Thaçi sqaroi se ai nuk do te ekzistoje me.?Sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet nga askush. Kosova është një edhe e pandashme. Nuk do të ketë barrikada dhe as mur. Muri nuk do të qëndroje aty. Nuk do të negociohet, por do të hiqet?.Thaçi deklaroi gjithashtu se lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet te jete prioritet.

Share This Video


Download

  
Report form