http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muri i ngritur nga serbet ne Mitrovicën Veriore qe shkaktoi tensione mes Kosovës e Serbisë, duhet te shembej brenda ditës se sotme. Sipas një rezolute te miratuar ne parlamentin kosovar, 31 janari ishte afati i fundit per rrëzimin, por deri tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje. Presidenti Hashim Thaçi kërkoi zbatimin e rezolutës, ndërsa sqaroi se çështja e murit nuk do te jete pjese e bisedimeve ne takimin e 1 shkurtit ne Bruksel mes delegacioneve kosovare e serbe.Hashim Thaçi: Sot është dita e fundit e afatit per rrënimin e murit. Rezoluta e Kuvendit duhet te zbatohet me përpikëri. Kjo çështje nuk do te diskutohet me autoritetet e Beogradit. Është çështje e brendshme dhe ne kompetenca te autoriteteve vendore.Shefja e Zyrës se BE-se ne Kosove, Nataliya Apostolova, ka thënë se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje rreth çështjes se murit dhe se diskutimet vazhdojnë. Por kreu i komunës se Mitrovicës se Veriut, Goran Rakiç ka deklaruar se nuk ka asnje pakt per shembjen e tij. Forcat politike ne Prishtine kane theksuar se ngritja e murit bie ndesh me marrëveshjen per lirine e levizjes ne qytetin e ndare te Mitrovices.