Status-Quo per Veriun e Mitrovices - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Këshilli i sigurimit ka zhvilluar mbrëmjen e se mërkurës një seance me dyert te mbyllura, ku ka prekur edhe çeshtjen e Kosovës, duke u përqendruar te situata ne veri pas incidenteve te fundit, por pa dale ne një përfundim konkret. Në konsultimet e kërkuara nga Rusia, aleati tradicional i Serbisë, është përsëritur qëndrimi i mëparshëm i shteteve perëndimore se problemet në veriun e Kosovës mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut mes palëve. Sipas mediave, shtetet anëtare të Këshillit te sigurimit kane vlerësuar se situata ne veri është nen kontrollin e forcave te KFOR-it dhe EULEX-it, qe kane vepruar sipas mandatit te OKB-se. Ndërkohe ne veri situata është e qete, por e tensionuar. Serbet kane përforcuar barrikadat ne lumin Iber ne Mitrovice, ndërsa KFOR-i nuk ka ndërhyre, por vetëm ka rritur numrin e trupave ne pjesën jugore. Gjithashtu ushtaret ndërkombëtare kane marre nen kontroll edhe zonën ne lagjen e Boshnjakeve ku te mërkurën një grup serbesh sulmuan disa punonjës kosovare qe po pastronin lumin Iber. Për ngjarjet e fundit ne veri ka reaguar edhe departamenti amerikan i shtetit, qe ka dënuar dhunën dhe ka bere thirrje për vetëpërmbajtje.

Share This Video


Download

  
Report form