Treni “Kosova është Serbi” niset për në Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Treni me shënimin provokues ?Kosova eshte Serbi? eshte nisur nga Beogradi sot në ora 8:30, ndërsa pritet të arrijë rreth orës 19:30 në veri të Mitrovicës. Sipas Kosovapress, hekurudhat e Serbisë kanë organizuar vozitjen promocionale, ndërsa prej datës 20 deri më 26 janar do të vihet në qarkullim linja e ashtuquajtur eksperimentale, ku më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt. ?Me këtë tren nga Beogradi do të udhëtojnë përveç qytetarëve, edhe drejtori i zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, përfaqësues të Ministrisë së Komunikacionit dhe Infrastrukturës së Serbisë, si dhe drejtorët e sektorit të hekurudhave?, kanë thënë burimet. Në anën tjetër, Prishtina zyrtare ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një linjë ilegale. ?Ndalojeni trenin ilegal? ka porositur kryenegociatorja Edita Tahiri përmes një letre dërguar BE-së gjatë ditës së djeshme.Ndryshe, Serbia është kujdesur që ky tren të përmbajë provokime të rënda për shtetin e Kosovës, duke e mbytur me motive kulturore dhe fetare të Serbisë dhe Kosovës.Në tren sikundër shihni galerinë e fotove, po ashtu janë vendosur edhe mbishkrime provokuese si ?Kosova është Serbi? në disa gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe, kineze?

Share This Video


Download

  
Report form