http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, këtë të premte i ka drejtuar një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku kërkon përgjigjen e tij në lidhje me emrin e kandidatit për kryeministrin.Thaçi kërkon nga Kurti që ta njoftojë nëse partia që ai drejton do të dorëzojë emrin e kandidatit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thekson presidenti të vijohet me caktimin e dikujt tjetër.Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër.Kreu i shtetit thekson se merr në konsiderate edhe Pikën 87 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vëren ?se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin?.