http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vota kundër marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi do të ishte fatale për të ardhmen e vendit. Deklarata është bërë nga Kryeministri Isa Mustafa në një intervistë për RTK. Kreu i qeverisë ka thënë se nëse deputetët opzotar do ta rrëzonin paktin kjo do të sillte izolim për shtetin e Kosovës. Çdo ligjvënës duhet të ulet, të mendojë dhe kuptojë që këto veprime nuk çojnë askund. Nese ajo miratohet deri me 5 shtator të gjitha dokumetet dhe faktet do t?i prezantohen BE-së, në mënyrë që te perfitojme liberalizimin e vizave deklaroi Mustafa. Pas përdorimit të gazit lotsjellës edhe në Kryesinë e Kuvendit dhe kundërshtimeve të partive të tjera në opozitë si AAK dhe Nisma, deputetët shtynë për në 1 shtator shqyrtimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky pakt është dhe një nga kushtet që Brukseli zyrtar i ka vënë Kosovës për të përfituar dhe lëvizjen e lirë në vendet Shengen.