Aksidenti në Malin e Zi: Autobusi humbi kontrollin, doli nga rruga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turistët shqiptarë që u aksidentuan mbrëmjen e e së premtes në Urën e Mërkotit në Tivar të Malit të Zi, po kthehen pjesë - pjesë në Shqipëri. Autoritetet malazeze ne bashkëpunim me ato shqiptare kanë bërë vlerësimin e gjendjes së 32 te plagosurve, në mënyrë që çdonjëri prej tyre të merrte mjekimin e duhur.Aksidenti tragjik i mori jetën 25-vjeçares Orenca Kuca me origjinë nga Tropoja, por banuese në Tiranë. Këto foto u postuan nga vetë Orenca pak orë para aksidentit, teksa ajo ndodhej me grupin e turistëve në Dubrovnik të Kroacisë. Aksidenti i të premtes angazhoi të gjithë autoritetet shqiptare. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ishte në orët e natës në vendin e ngjarjes e më pas edhe në spital ku u interesua për gjendjen e të lënduarve. Hetuesit malazezë kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak të nje manovrimi të gabuar të mjetit. Autobusi me targa shqiptare, i drejtuar nga Shkëlqim Cali, teksa po kthehej nga Kroacia, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar dhjetëra metra poshtë. Rruga ku ka ndodhur aksidenti është me kthesa të shumta dhe pa bankina mbrojtëse. Sipas dëshmitareve, autobusi nuk ka qenë me shpejtësi, por teksa ai është shmangur për të lejuar parakalimin e një makine, goma e krahut të pasagjerit ka dalë nga aksi i rrugës, duke bërë që automjeti të humbte ekuilibrin e të pësonte disa rrotullime.

Share This Video


Download

  
Report form