Një 32 vjecar humbi jetën në orët e para të mëngjesit në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Viktima Edvin Boçi ka humbur kontrollin e mjetit ti golf 4 që ai drejtonte, si pasojë e shpejtësisë.
Përplasja me bordurën anësore ka qenë fatale për të riun, i cili ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Lushnjes.
Aksidenti ndodhi në fshatin Konjat të Lushnjes, në të njëjtin vend ku disa muaj më parë humbi jetën një i moshuar në tentativë për të kaluar nga njëra anë në tjetrës të autostradës.