http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hungaria blindon kufirin me ushtarë, ndërsa 4 mijë trupa janë dërguar përgjatë kufirit me Serbinë për të ndalur fluksin me emigrantë. Ushtarët do të ndihmojnë policinë për të mos lejuar që përgjatë kufiri 170 kilometra të gjatë të mos kalojë asnjë refugjat. Trupat në kufi janë dërguar pas masave të ashpra shtrënguese të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Orban, i cili tha se çdo emigrant rebel do të arrestohet dhe do të dënohet me tre vjet burg, sikurse parashikon ligji i ri që hyn në fuqi ditën e martë. Orban ka bërë dhe një koment pas video-skandalit, ku policia u hidhte ushqimin emigrantëve, duke thënë se ato kanë bërë një punë të shkëlqyer. Ndërkohë Gjermania po përgatitet për të strehuar të paktën 40 mijë emigrantë të tjerë brenda dy ditëve të ardhshme. Pjesa më e madhe prej tyre do të mbërrijnë në Munih, qytet në të cilin është dërguar një personel shtesë prej 4 mijë personash. Ndërkohë në kryeqytetin italian, Romë, të paktën 2 mijë emigrantë kanë marshuar këmbëzbathur në rrugët e Romës në mbështetje të refugjatëve. ?pa kufij? ka qenë mesazhi që është përcjellë gjatë këtij tubimi.