http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me debatin mes Presidencës dhe KED për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.Në disa postime të njëpasnjëshme në Twitter, Xhafaj duke iu referuar qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për përzgjedhjen e Xhaferllarit dhe jo Vorpsit, ngre pyetjen se në cilin kourum u mbështet ky vendim.?Në web e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje??Sipas Xhafajt Xhaferllari nuk mundet të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese pasi nuk plotëson kriteret për të qenë e tillë.?Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin.?Xhafaj akuzon presidentin se nuk ka të drejtë në lidhje me çështjen e Xhafellarit duke theksuar se ka nxjerrë një dekret të paligjshëm.?Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur.??Kushtetuta që Presidenti e ka votuar, por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase e të huaj. Opinioni i KV ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve & mekanizmave zhbllokues. Partnerët bashkëhartues të kushtetutës e ligjit të GjK duhet të reagojnë qartë.?Xhafaj nënvizon se situate e koklavitur ka ardhur jo për faj të Kushtetutës e ligjit por prej mendjeve të nxehta e qëllimkëqia.?Zbatimi i Reformës kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija.?Për Xhafajn, nëse palët nuk arrinë zgjidhjen e problemit atëherë t?I drejtohen ekspertizës ndërkombëtare.?Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare.?