Rrëzohet dekreti i Metës për vettingun në polici - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e presidentit Meta për kthimin e ligjit të vettingut në policinë e shtetit.Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pranishëm në Komision, theksoi se ligji nuk cënon pavarësinë e procesit siç pretendon kreu I shtetit.?Tani a është prekur thelbi dhe pavarësia e ligjit ose e vettingut nga kjo? Aspak! Pse? Sepse këta persona  që bashkohen komisionit të jashtëm, janë edhe në ligjin e vjetër edhe në ligjin e ri persona të strukturave të Ministrisë së Brendshme, pra janë të SHÇBA në të dy versionet, të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në versionin  e parë. Pra në qoftë se ne pretendojmë që është prekur pavarësia e procesit sepse këta personat e fazës së dytë dhe të tretë janë në varësi të ministrit, atëherë edhe me ligjin e mëparshëm kjo pavarësi është e prekur për arsye se dhe me ligjin e mëparshëm, personat që do të bëjnë këtë proces janë në varësi të Ministrit, sepse ose janë Policia e Shtetit, ose Garda  e Republikës, ose SHÇBA, pra kjo dihet.?Lleshaj shpjegoi edhe arsyen se përse është bërë ndryshimi në ligj.?E kemi bërë këtë ndryshim për arsye se ky sistemi i vjetër do na kërkojë që në fazën e tretë, ne të kemi 270 persona, kryesisht të niveleve të larta drejtuese, të cilët shkëputen nga detyra e tyre dhe do të bëjnë vettingun për pjesën e mbetur. Por të heqësh 270 funksione të larta drejtuese nga Policia e Shtetit dhe ta dedikosh këtë kategori drejtuesish për vettingun, do të thotë të bësh një ndërhyrje të thellë në funksionalitetin e vetë Policisë, e cila duhet të merret me punë të tjera.?

Share This Video


Download

  
Report form