Stop - Përleshje dhe gjak në gjykatë/ historia e trishtë e babait me HIV! (14 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-51-sezoni-3/

Cështjet e divorcit dhe kujdestarisës së fëmijëve, kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima. Kamera e ?Stop? ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një cifti në proces divorci përfshin edhe policët, deri në gjakosje.

****

Emisioni ?STOP? sot transmetoi historinë e dhimbshme të një babai të divorcuar në Vlorë, i cili pasi u diagnostikua me HIV AIDS, bashkëshortja e tij e ndau dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor nuk e la ta shihte më vajzën, megjithëse vendimi i gjykatës e detyron ta bëjë këtë.

Antoneta e ka çuar çështjen në Apel dhe mban vetë urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor, që vajza nuk rrezikon.

Avokati i denoncuesit kërkon në dyert e gjykatës një dublikatë të vendimit, në mënyrë që klienti i tij të mund të shohë të bijën.

Emisioni ?STOP? iu drejtua mjekut infeksionist, Genti Stroni, i cili shpjegoi se për vajzën nuk ka rrezik infektimi, për shkak të specifikës së përhapjes së virusit HIV.

?Unë kam qenë i martuar prej 8 vitesh dhe kemi fatur një fëmijë, një vajzë. Prishja e kësaj martese ka filluar që kur unë u sëmura me 4 diagnoza, polineurit, kronikë aktive, dyshohej madje edhe për tumor dhe sëmundje infektive HIV AIDS.

Pasi bashkëshortja ime mësoi që isha i infektuar me sëmundjen HIV AIDS, mori vajzën 2 vjeçe. Kam gati 3 vjet e 9 muaj pa e parë me sy vajzën time. Nga momenti që nuk mund të rimëkëmbnim martesën tonë, i drejtohem gjykatës.?

Më datë 24.12.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosi zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijës për rritje dhe edukim nga nëna, si dhe përcaktimin e të drejtës së takimit të babait me fëmijën çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, vetëm në prezencë të nënës dhe nën mbikqyrjen dhe kujdesin e saj.

Denoncuesi tregon se ish ? bashkëshortja e tij e ankimoi vendimin dhe e çoi në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ndaj ajo vendosi që të ?mbajë peng? urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se vajza nuk rrezikon të infektohet nga i ati.

Ai tregon se specialistët, të cilët janë marrë me këtë çështje, kanë konfirmuar se nuk përbën rrezik publik.

?Unë nuk e di ku është dhe si është vajza ime. Për këtë iu drejtova emisionit ?STOP?. Nga ish ? bashkëshortja ime duhet të pres që vajza ime të mbushë 18 vjeç që të vendosë ajo vetë. Mua më janë hequr të gjitha të drejtat!?, përmbyll babai që kërkon vetëm të takojë vajzën e tij.

Gazetarja e emisionit ?STOP? ka komunikuar me avokatin mbrojtës, i cili tha se ka bërë kërkesë në gjykatë për dublikat të urdhrit të ekzekutimit, por ia kanë rrëzuar dy herë.

Avokati i ish ? bashkëshortes, Skënder Mustafaraj shprehet se nuk ka informacion se çfarë ka bërë klientj...

Share This Video


Download

  
Report form