Disa persona janë përfshirë në një për" /> Disa persona janë përfshirë në një për"/>

Ora News - Përleshje para Gjykatës së Apelit Vlorë, dëshmia: "Na goditën me thika e me sëpata"

Ora News Lajme 2018-07-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa persona janë përfshirë në një përleshje me mjete të forta para ambienteve të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:32 e paradites së sotme (26 korrik 2018).

Nga konflikti fizik policia e Vlorës informon "ka mbetur i dëmtuar shtetasi Z.H., rreth 53 vjeç, banues në Peqin, Elbasan."

"Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar autorët e dyshuar shtetasit V.D., N.D., K.S.." informon po policia.

Mësohet se palët që u përleshën janë në një konflikt pronësie për një pikë guroreje në Selenicë, ndërsa pritej që ditën e sotme të jepej vendimi për cështjen në Gjykatën e Apelit.

Deshmia: Na goditen me thika e sëpata"

Ylli Sala përfaqësues i biznesit të gurores në një prononcim për Ora News tregon çfarë ndodhi: "Erdhën këtu dhe na goditën me thika e me sëpata. Personat me të cilët jemi në gjyq, kunetërit e Benard Caushajt me bandën e tij nga Selenica e Vlorës. "

Sala thotë se është në proces gjyësor prej dy vitesh me palën tjetër për shkak se këta të fundit kanë bllokuar rrugën dhe nuk i lejojnë të kalojnë.

"Jemi në proces gjyqësor kemi dy vjet që kemi pezulluar punuan. Na kanë bllokuar punën dhe nuk na lejojnë të kalojmë. Sa zbritëm nga makina na kishin zënë pritë"

Të plagosurit kanë dëmtime në kokë e në trup. Grupi hetimor po punon lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perleshje-para-gjykates-se-vlores

Share This Video


Download

  
Report form