Ora News - Përleshje para Gjykatës së Apelit Vlorë

Ora News Lajme 2018-07-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa persona janë përfshirë në një përleshje me mjete të forta para ambienteve të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:32 e paradites së sotme (26 korrik 2018).

Nga konflikti fizik policia e Vlorës informon "ka mbetur i dëmtuar shtetasi Z.H., rreth 53 vjeç, banues në Peqin, Elbasan."

"Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar autorët e dyshuar shtetasit V.D., N.D., K.S.." informon po policia.

Grupi hetimor po punon lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Burime nga vendi i ngjarjes, i thanë Ora News, se personat e përfshirë në përleshje janë në konflikt për shkak të një guroreje në Selenicë dhe sot do të jepej vendimi. Të plagosurit kanë dëmtime në kokë e në trup.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perleshje-para-gjykates-se-vlores

Share This Video


Download

  
Report form