#rtvora
Familja Çelaj në fshatin Ngraçan të Fierit ka hapur dyert e mortit. Djali i tyre Indrit Çelaj u vra me plumb në kokë në vilën tre katëshe ku kishte shkuar për të instaluar një kondicioner.
Vrasja i 26 vjeçarit më 22 gusht në Tiranë i ka dëshpëruar dhe revoltuar.
"I kam rritur fëmijët me gjak. E bëra 25 vjeç e të më ikë kështu?! Ku është shteti! Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit, as hasmit.. Kjo është fatkeqësie madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi" të thotë Baftjari, babai i Indritit.
Tregon se vdekjen e djalit e mori vesh nga media dhe se i riu ishte në prag të fejesës
"Kjo është fakteqësi e madhe. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 19:00 në darkë. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Nuk gjeje djalë si ai. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. "
Mes dhimbjes babai ka dhe një pyetje që autoritetet duhet të japim përgjigje: "Ku do kërkoj drejtësi?"
Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh u godit me plumb në kokë dje në mesditë në vilën ku kishte shkuar për të instaluar një kondicioner. Ai humbi jetën në spital një ditë më pas Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës, Griseldo dhe Albano Kusi, ndërsa janë arrestuar 4 persona.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/flet-babai-i-indritit-djali-u-nis-pune-u-kthye-i-vdekur-ku-ta-kerkoj-drejtesin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz