#rtvora
Tri ditë pas vrasjes së biznesmenit, Arben Beqiraj, në Vlorë policia nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e katër personave të shpallur në kërkim për ngjarjen. Familjarët e të dyshuarve janë marrë në pyetje, por kanë mohuar të kenë dijeni. Ndërkohë përveç sherrit të momentit policia po heton edhe përplasjen për trafiqe pasi njëri prej autorëve Eduart Xhezo, i shpallur në kërkim, ishte proceduar për trafikimin e 1.3 ton droge me gomone drejt Italisë.
Tri ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku pronari i një lokali në Plazhin e Vjetër u vra dhe dy persona u plagosën, policia nuk ka asnjë të dhënë për kapjen e katër personave të shpallur në kërkim.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e të dyshuarit kryesor Eduart Xhezo, dhe bashkëpunëtorët e tij Ariel Kingji dhe vëllezërit Shpati dhe Geno Lena, por nuk ka asnjë gjurmë të tyre deri tani.
Grupi hetimor mësohet se i ka marrë në pyetje familjarët e tyre, të cilët kanë mohuar të kenë dijeni qoftë për ngjarjen në Plazhin e Vjetër, ashtu edhe për vendndodhjen e katër personave të kërkuar.
Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë ndodhi pasi një konflikti që pronari ilokalit Arben Beqiraj dhe djali i tij Ergesti kanë pasur të dielën me një prej autorëve që kishte hyrë me kalë në plazh.
Rreth 60 minuta më vonë, aty ka mbërriur një makinë me katër persona, dy prej të cilëve janë afruar për tu qaruar me pronarin e lokalit, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në distancë.
Pak minuta më vonë pas një debati të shkurtër verbal, pronari i lokalit Arben Beqiraj, i biri Ergest Beqiraj dhe kushëriri i tyre Nesim Hodaj janë gjendur nën breshërinë e plumbave.
Disa orë më vonë biznesmeni Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital pasi kishte marrë 6 plumba në trup.
Djali i tij Ergest Beqiraj, ndodhet jashtë rrezikut ndërsa sipas policisë më parë ka qenë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2018-ën kur ishte hetuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimajt, edhe pse policia e përjashton këtë episod si shkak për vrasjen në plazh.
Hetuesit janë duke vlerësuar edhe pistën e vrasjes për shkak të pazareve të paligjshme, pasi i dyshuari Eduart Xhezo, është proceduar për trafikimin e një ngarkese prej 1.3 ton kanabis drejt Italisë.
Ai së bashku me një tjetër 39-vjeçar nga Vlora u arrestuan mëngjesin e 23 janarit 2019, gjatë operacionit të përbashkët të policisë Shqiptare dhe GDF Italiane.
Ata po drejtonin gomonen, por pasi u pikasën në det, u kthyen në grykëderdhjen e lumit Vjosa ku braktisën mjetin lundrues dhe u arrestuan pak ditë më vonë.
Xhezo është dënuar më parë me 9.4 vite nga gjykata e Vlorës për tentativë vrasje në dhjetor 2005, ndërsa në vitin 2017 është lënë në shërbim prove për 5 vjet për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hetimet-vrasjen-ne-plazh-vec-sherrit-te-castit-policia-po-heton-edhe-trafiqe
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News...