Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vendin ku u vra 35 vjeçari Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, në nder të tij këtë martë, 30 tetor, janë vendosur lule por dhe një flamur grek. Ndërkohë ekspertiza e trupit të tij është kthyer në një debat mes familjes dhe organeve të hetimit.
Prindërit dhe të afërmit e tij në Bularat kanë kërkuar që në proces të përfshihet dhe një përfaqësues i tyre. Me ta është bashkuar dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.
"Kanë kërkuar kryerjen e një ekspertimi mjeko ligjor. Kanë thirrur dhe avokatët e tyre. Është sugjeruar dhe një ekspert kriminalist. Është detyra ligjore e institucioneve tona për ti mbrojtur ato sepse duhen mbrojtur të drejtat e viktimës në procesin penal" u shpreh përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.
Dosjen e 35 vjeçarit i cili qëlloi me armë ndaj policisë dhe forcave RENEA po e hetojnë Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndërkohë Avokati i Popullit do të nisë një hetim të pavarur administrativ.
Burime pranë tyre kanë saktësuar se në bazë të Neni 179 pika një dhe tre të Kodit të Procedurës Penale nuk lejohet përfshirja e ekspertëve të huaj.
?Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse?, thuhet në këtë nen.
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit nga ana tjetër shprehet se autopsia tashmë eshtë bërë ndaj dhe mund të gjendet alternativë.
"Eshtë e drejtë e familjarëve me ekspertët që ata kërkojnë të vazhdojnë të kryejnë veprimet, si ekspertimin mjeko ligjor si dhe aktet e tjera, pavarësisht se legjislaiconi e ka veprimet kryhen nga pala jonë."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/avokati-i-popullit-nis-hetimet-vrasjen-ne-bularat?fbclid=IwAR33gVjX9dZuvXwzVUrCNlmnWpCx2oesO2-ZwXbrqihZaY_07K126eo3h8I