Edhe pse vetëm 25 vjeç Eljo Hyska prej 1 viti e gjysmë mban një post të rëndësishëm politik, si kryetar i FRESSH-it.
I vendosur dhe i qartë në atë që kërkon të arrijë, Hysko ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të folur për angazhimin e tij në politikë dhe jo vetëm.
Gjatë emisionit ai kujtoi një nga momentet më të trishta të jetës së tij, pikërisht atë të humbjes së babait.
?Unë kam qenë 12 vjeç kur babai im ndërroi jetë. Ka qenë një moment shumë i vështirë, është kujtim i trishto që shenjon jetën e dikujt. Por unë përpiqem të mar gjërat më të mira që ai më ka mësuar, të jemi me respekt dhe me shtyllë kurrizore ndaj të gjithë njerëzve, qofshin ata të kujtdo shtrese. Ai ka qenë njeri që është përpjekur të ruaj vlera si tek unë edhe tek Turi dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë deri tani. Pas humbjes së tij ishte Turi i cili u vendos para një sfide shumë të madhe, u bë burri i shtëpisë dhe u kujdes për ne. Ai mori rolin e mentorit në jetën time sepse unë isha në një moshë delikate. Ai është kujdesur që unë të mos bëja gjëra që babai im s?do ishte krenar?, tha Hyska.