Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një veprim i paprecedentë nga drejtori i AMA-s është denoncuar në emisionin ?Ju flet Moska?, nga Kastriot Myftaraj. Drejtori i AMA-s, Gentian Sala, në formë presioni të drejtpërdrejtë, ka dërguar një letër në Ora News, ku shpreh vërejtje për emisionin që denoncon oligarkët e vendit, ?Ju flet Moska?. Letra ka ardhur pesë ditë para seancës gjyqësore ku Gentian Sala është i paditur nga Ora News për shpërdorim detyre. Kastriot Myftaraj kërkoi nga Gentian Sala të ndalë presionet, ndërsa institucionet të hetojnë pasurinë e tij të pajustifikueshme. Apeli për kryeministrin Rama është të shkarkojë drejtorin e AMA-s.
Moderatori i emisionit ?Ju Flet Moska?, në Ora News, Kastriot Myftaraj, denoncoi një akt të rëndë të drejtorit të Autoritetit të Medias Audiovizive, Gentian Sala.
Ky i fundit, përmes një letre dërguar në Ora News, tërheq vëmendjen për emisionin ?Ju Flet Moska?.
Një veprim i tillë është bërë 5 ditë para se të zhvillohet seanca gjyqësore me Ora News, duke bërë në këtë mënyrë një presion të hapur kundrejt televizionit.
Sipas Myftaraj, kreu i AMA-s ka marrë porosi nga personat e denoncuar në emision për të ushtruar presion ndaj televizionit dhe gjyqtarëve.
Myftaraj i bëri thirrje drejtorit të AMA-s të ndalë presionet e hapura pasi do të përballet me reagime të ashpra ndërsa kryeministrit ta shkarkojë atë.
Ora News sh.a, ka ngritur padi ndaj drejtorit të AMA-s, për shpërdorim detyre, një gjyq i cili është shtyrë disa herë për mungesë të prokurorëve ndërsa herën e fundit për vonesën me të cilën Gentian Sala u paraqit në gjykatë.
Myftaraj: Sot do tu flas për një oligark arrogant i cili është prodhuar në institucionet e shtetit shqiptar. Në këtë rast bëhet fjalë për një lloj oligarku që është pasuruar, është bërë i fuqishëm në mënyrë abuzive duke keqpërdorur institucionin që i kanë dhënë të drejtojë madje në një kohë të shkurtër. Faktet që do tu tregoj janë të pabesueshme për mendjen normale të qytetarëve. Është fjala për Drejtorin e një institucioni me të cilin shumica e shqiptarëve nuk kanë të bëjnë, është fjala për Drejtorin e Autoritet të Mediave Audiovizive i njohur ndryshe si AMA, zotin Gentian Sala. Është një person i cili ka një problem të madh me veten e vet, nëse hap CV zyrtare që ka vënë sheh faktin se ka qenë drejtor i Digitalb. Dhe ka arsye sepse ka ardhur në këtë detyrë si polici i Digitalbit dhe i atyre që qëndrojnë pas tij dhe që duhet ta neutralizojnë këtë njeri në lojën që po bën ndryshe goditjen do ta marrin drejtëpërdrejtë ata. Që nga personi që e propozoi e deri tek ata që e inkurajojnë. Sot po përdorim ?armë konvercionale?. Po të duan ta vazhdojnë këtë lojë të fatit dhe e kupton mirë ai personi që intimidon gjyqtarët, ai që fiks përdoret si intimidues i gjyqtarëve, do të përdorim dhe ?armë bërthamore?.E di mirë ai si shkon loja e fatit, fjala kyç.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-oligarku-tek-ama/