#rtvora
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas.
Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se grupi që kreu grabitjen në Rinas kryente veprimtari kriminale edhe në Kosovë.
Sandër Lleshaj: "Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë."
Lleshaj, i cili ndodhet në Kukës në kuadër të nismës 'Ministri një ditë në qark', analizoi edhe protestën e opozitës, duke e konsideruar bllokimin e rrugëve degradim politik.
Sandër Lleshaj: "Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-leshaj-do-kete-arrestime-te-reja
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz