http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detaje të reja kane dale ne drite nga grabitja spektakolare, në aeroportin e Rinasit. Policia ka zbardhur skemën dhe mekanizimin e lëvizjes së grabitësve, të cilët kanë qenë të veshur me jelekë të kompanisë qe kishte për detyrë ruajtjen e aeroportit. Ka qenë kjo arsye se pse eskorta qe shoqëronte transportonin e parave u gjend e papërgatitur. Por vonesën për ndërhyrjen, policia e justifikon me faktin se kompania private e sigurisë, nuk i ka njoftuar në kohë. Nga ana tjetër, rojet e kompanisë private janë shfajësuar duke thënë se në momentin që kanë parë grabitësit, janë hutuar. Eksperte kane arritur ne përfundimi se kompania private, e cila ishte punësuar për të bërë transportimin, ka thyer një rregull. Në momentin e dorëzimit, duhet të ishin 7 persona me armë të gjata, qe te ruanin thasët me para, por që në momentin e ngjarjes ne fakt ishin vetëm 3. Ne pamjet e kamerave te sekuestruar, shihet se rojet e makinës së blinduar qëndrojnë te gjithë jashtë saj, ndërsa dyert janë te hapura. Një nga pistat e hetimit ku janë përqendruar hetuesit është edhe fakti që grabitësit mund të kenë patur bashkëpunëtore brenda policisë private, punonjësit e te cilës po mbahen te shoqëruar. Për zbardhjen e ngjarjes është kërkuar bashkëpunimi i policisë se Korçës, pasi makina e grabitësve rezultoi e vjedhur ne Pogradec.