Hetimet për grabitjen në Vorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë kaluar 4 ditë nga grabitja spektakolare e parave të një biznesi në autostradën Tiranë-Durrës, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret për ngjarjen. Burime pranë uniformave blu thanë se grabitësit dyshohet se veprojnë prej kohësh në këtë segment, madje mund të bëhet fjalë për të njëjtët persona, të cilët grabitën biznesin Neranxi pak kohë më parë. Nga të dhënat e policisë grupi i përbërë prej 4 personash është autor i disa grabitjeve, ku pre kanë rënë disa biznese, por edhe filiali i një banke të nivelit të dytë. Për policinë duket se është mjaft e vështirë arrestimi i pjesëtareve te këtij grupi, pasi në të gjitha ngjarjet nuk ka asnjë gjurmë, ndërkohë që edhe në grabitjen e fundit makina e përdorur nga autorët ishte e vjedhur në Kavajë.I njëjti automjet mund të jetë përdorur dhe në grabitjen e shkurtit në biznesin e Neranxit ku targat ishin false. Autorët pritën sa të mbyllej xhiroja ditore dhe nën kërcënimin e armëve arritën të marrin 123 mijë lekë në marketin që ndodhet në zyrat qendrore në autostradën Tiranë

Share This Video


Download

  
Report form