Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit" /> Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit"/>

Ora News - Arrestohet në Spanjë Enver Bajri, kreu i grupit kriminal "Bajri" që vepronte në Shkodër

Ora News Lajme 2018-10-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal Bajri në Shkodër që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës është arrestuar në Spanjë.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e shtetit e cila informon se Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë (27 tetor) në San Huan, Alicante, Spanjë.

"Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro", (ne foto) informoi policia e shtetit.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të ?Organizim i emigracionit të paligjshëm?, ?Shfrytëzim prostitucioni? dhe ?Falsifikim?.

Grupi kriminal "Bajri" u godit në shtator nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Më 22 shtator u arrestuan

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Dy ne kerkim

Mes 2 personave në kërkim ishte dhe Enver Bajri.

Akuzat mbi grupin kriminal- Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu "Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndalohet-ne-spanje-enver-bajri

Share This Video


Download

  
Report form