Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që emërimet e drejtuesve të insitucioneve që me ligj duhet të jenë të pavarura, bëhen në mënyrë klienteliste për t?u shërbyer interesave të caktuara, kjo është histori e ditur në Shqipëri. Por që një institucion siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive mund të përdoret për shantazh të pastër ndaj një operatori televiziv në treg duke abuzuar me pushtetin për ta kërcënuar ndaj padisë ligjore në Gjykatë, kjo është e papritur dhe e paligjshme.
Sot, një grup punonjësish të urdhëruar si bandat e krimit me mision për të sulmuar Ora News kanë shkuar në dajt pranë aparaturave ku transmeton RTV Ora News në kanalin dixhital për të kërkuar mbylljen.
Për publikun duhet sqaruar se kanalet dixhitale janë zënë nga transmetuesit televiizvë gjatë kohës kur mungonte legjislacionit dhe aktualisht RTVSH ka zaptuar 3 të tilla, pa numëruar kanalet që kanë zënë televizionet kombëtare dhe disa të tjera.
Por AMA e Gentian Salajt i punësuar i dikushëm në një platformë televizive aktualisht në konflikt interesi me Ora News për shkak të licencës dixhitale, nuk ka shkuar tek asnjë nga këto televizione për të kërkuar marrjen e kanalit. Vetëm Ora News është shantazuar hapur, nga AMA edhe pse ky institucion është në konflikt interesi pasi ndodhet në gjyq për mosdhënien e liccencës kombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ama-kercenon-ora-news-pas-gjyqit-per-licensen/