Thirren në Prokurori - Anëtarët e AMA hetohen pas kallëzimit të Ora News për licencat

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot bordin e Autoritetit të Mediave Audiovizive për ti marrë në pyetje anëtarët për dhënien e paligjshme të licencës dixhitale, pas kallëzimit që ka bërë sot Ora News dhe Tring TV.
Gazetarja jonë Manjola Hasa, raportoi se ?organi i akuzës ka thirrur të gjithë anëtarët e bordit të AMA në lidhje me padinë e ngritur nga Ora News dhe operatori Tring për mbledhjet ilegale që ka bërë AMA dhe për dhënien e licencave dixhitale kombëtare. Sipas këtyre dy operatorëve, AMA ka bërë mbledhje ilegale dhe ka favorizuar një operator të regjistruar vetëm pak kohë më parë dhe që ka fituar licencë kombëtare dixhitale. Në orën 09:00 do të dëshmonin anëtarët e PS, Pirro Misha, Gledis Gjipali dhe anëtari i LSI, Zylyftar Bregu. Tre anëtarët nuk janë paraqitur deri tani pranë Prokurorisë. Ka dëshmuar zoti Sami Neza dhe profesor Agron Gjekmarkaj, anëtarë të PD në AMA. Pritet që në orën 15:00 të vijë dhe një anëtare tjetër e bordit të AMA, zonja Musta, e cila do japë dëshminë e saj?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/anetaret-e-ama-hetohen-pas-kallezimit-te-ora-news-per-licencat/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS