Habilaj'/ Shkon në Gjykatë dosja për 9 anëtarët e bandës, pas nje jave do të vendoset per Tahirin

Report TV 2019-01-07

Views 0

TIRANE - Dosja ?Habilaj? e cila prej më shumë se dy vitesh është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda këtë të hënë i është drejtuar Gjykatës me 9 të pandehur me në krye Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit si Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj, por çka bie në sy në këtë vendim të prokurorëve është mungesa e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Report Tv u interesua pranë Krimeve të Rënda për fatin e ish-ministrit Tahiri dhe përgjigjia që mori ishte se për Tahirin afati i hetimeve skadon më 17 Janar dhe ata ende nuk kanë një vendimmarrje. Po ashtu edhe për katër efektivë policie të hetuar në kuadër të grupit ?Habilaj? mes tyre dhe ish-drejtorin e Vlorës, Jaeld Celaj hetimet janë veçuar.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë pjesë edhe e debatit politik kur katër prokurorët shkuan në parlament duke kërkuar imunitetit e ish-ministrit Tahiri i cili në atë kohë ishte dhe deputet. Parlamenti dha "Ok" vetëm për bllokimin e pasaportës dhe kontrollin e banesës ndaj Tahiri dhe jo atë të një mase shtrënguese arresti ndërsa Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pas 3 javëve i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm.

Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias e cila pushoi hetimet ndaj tij pasi nuk gjeti asnjë element të veprës penaler

Share This Video


Download

  
Report form