Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i kërkon Prokurorisë të hetoje për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e katër ish drejtuesve te policisë, të dyshuar si të përfshirë në kultivimi dhe trafikimin e lendeve narkotike.
Pas dyshimeve se operacioni për arrestimin e katër ish drejtuesve te policisë u dekonspirua, SHÇBA ka dorëzuar në prokurori një kallëzim me emrat e të gjithë personave që kanë patur dijeni për operacionin duke kerkuar zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se në kallëzim janë dhënë me detaje gjithe procedura e ndjekura, që nga moment i mbërritjes së urdher- ndalimeve nga prokuroria e deri në nisjen e operacionit për kapjen e tyre.
Ndërkohe një hetim lidhur me këtë çështje ka nisur edhe vete Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, duke verifikuar oficerët që ishin në dijeni për urdhrin dhe veprimet dhe kontaktet e tyre .
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dekonspirim-i-operacionit-shcba-depoziton-ne-prokurori-kallezim-te-zbardhur-ngjarjen