Ora News - Rikthimi i imunitetit për deputetët? Gjata: Reforma në drejtësi do bie!

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konstitucionalisti Çlirim Gjata, thotë se propozimi i Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores së kuvendit në pikën kur kërkohet autorizim për arrestimin deputetëve është rënie e reformës në drejtësi dhe sipas tij "de fakto" rikthen imunitetin. Me kushtetutë thotë Gjata, përveç gjykatës asnjë institucion nuk mund të njihet me provat, siç kërkohet në këtë rast.

Mazhoranca e u tërhoq për pak ditë nga diskutimin për ndryshimin e rregullores, konkretisht mbi procedurën për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetëve. Por debati tashmë nuk kufizohet brenda politikës, por dhe ndër radhët e juristëve.

Për konstitucionalistin, Çlirim Gjata, "de facto", kërkesa e mazhorancës rikthen imunitetin për të zgjedhurit, cili u kufiza në vitin 2012.

Gjata: Ajo që u hoq me Kushtetutë po kthehet me Rregullore. Prokurori çon kërkesën për dhënien e autorizimit për arrest me relacion. Ai vetëm mund të përmendë provat, po dhënë përbajtjen e tyre.

Gjata, thotë se detyrimi që prokurori të paraqesë prova para këshillit të mandateve, e kthen parlamentin në gjykatë dhe kjo sipas tij është shkelje e hapur e Kushtetutës.

Gjata: Parlamenti do të kërkojë prova nga Prokuroria nëpërmjet komisionit për mandatet. Kjo vjen në kundërshtim me Kushtetutën. Provat shqyrtohen në gjykatë. I vetmi organ që jep drejtësi është gjykata dhe ky parim ekziston 2-3 mijë vjet. U dha një precedent para disa muajsh ku u tha në Parlament se prokuroria duhet të sjellë prova, ka zënë vendin e gjykatës, ose është një para-gjykatë.

Por përtej debatit të politikës, konstitucionalisti Çlirim Gjata, argumenton se parashikim që kërkohet të implementohet në rregullore, mund të përdoret për mbrojtje politike, dhe kjo sipas tij mund dëmton punën e drejtësisë duke rikthyer "të pa prekshmit".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthimi-i-imunitetit-deputetet-gjata-reforma-ne-drejtesi-do-bie

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS