Vlerësime për Gjykatën Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
As kryeministri Rama dhe as presidenti i republikës Ilir Meta nuk janë prononcuar mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Kete batute kreu i shtetit e bëri pas takimit me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Reforma ne sistemin e drejtësisë ka qene kryefjalë e deklaratës së Presidentit.


?Është me shumë rëndësi që sistemi gjyqësor në tërësi, përfshi këtu dhe Gjykatën Kushtetuese, duhet të vazhdojë të përmbushë detyrën sipas ligjit, me integritet, përgjegjësi dhe me të njëjtin përkushtim pavarësisht nga sfidat që përmendi dhe kryetari i saj. Prandaj, edhe realizimi i misionit nga Gjykata Kushtetuese është më i nevojshëm në këto momente, pikërisht kur i gjithë sistemi i drejtësisë është në fazën tranzitore reformuese të zbatimit të vettingut dhe krijimit të institucioneve të reja dhe ku për këtë shkak vigjilenca në drejtim të zbatimit të parimeve kushtetuese mund të zbehet.?

Edhe kryeministri Rama theksoi rëndësinë e rolit të Kushtetueses në reformimin e drejtësisë shqiptare.

?Në një rrugë që është e gjatë dhe e mundimshme për të zbatuar reformën në drejtësi, sepse jemi të gjithë të vetëdijshëm që drejtësia është një fjalë që të gjithë e përdorim me vend e pa vend, por që në veshët e të gjithë shqiptarëve tingëllon ende një fjalë pa kuptim. E përdorur thjesht sepse tingëllon bukur, apo sepse duke e përdorur, ata që e përdorin mendojnë se vendosen, vetëm duke e përdorur, në anën e duhur të historise.?

Ndërkohë që kreu i Gjykatës vuri theksin tek presioni politik i ushtruar ndër vite ndaj këtij institucioni.

Në 25 vite ekzistencë Gjykata Kushtetuese është vënë përballë çështjeve të rëndësishme. Një prej tyre, ajo e rrëzimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare, në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, me ekzekutivin grek, për përcaktimin e kufirit detar, u vlerësua maksimalisht nga kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form