Nishani: Shqetësim për afatet kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës shprehet i shqetësuar mbi respektimin e afateve kushtetuese, për zgjedhjen përmes shortit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi më 11 gusht dhe kreu i shtetit duhet që brenda datës 16 të zbatojë detyrimin, që rrjedh nga Kushtetuta e re, por mungesa e një ligji kufizon detyrimin e Presidentit. Kreu i shtetit bëri me dije se të martën e ardhshme do të thërrasë në një takim konsultativ përfaqësues nga grupet parlamentare. Por, nëse Presidenti nuk arrin të zbatojë detyrimin, ekziston një zgjidhje e dytë, e cila do të mund të tejkalojë ngërçin institucional dhe ligjor. Duke theksuar se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri pa alternativë, Presidenti Nishani tha se qytetarët duan të shohin para ligjit politikanët e korruptuar. Kreu i shtetit iu përgjigj interesit të mediave mbi përplasjen e krijuar mbi përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë Dibër. Një ditë më parë, PS konsideroi vendimin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjeve si të nxituar dhe në shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që opozita vlerësoi si të ligjshëm vendimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form