http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporti i pare i ODIHR rreth përgatitjes se procesit te zgjedhjeve lokale, konstaton se fushata zgjedhore deri tani ka qene e qete, me incidente te izoluara dhe me akuza personale kryesisht nga partitë e mëdha. Raporti prej 8 faqesh, i cili përfshin periudhën 15 maj - 1 qershor edhe pse vlerëson punën e KQZ si transparente ka edhe kritika per 7 anëtaret e saj. Disa prej përfaqësuesve te misionit vëzhgues te OSBE-ODIHR kane ngritur shqetësimin se KQZ ka marre vendime sipas linjave politike. Përfaqësuesit gjithashtu kane deklaruar se procesi i administrimit te zgjedhjeve, mbetet vulnerable ndaj presionit politik. Pjese e raportit te ODIHR jane bere edhe përdorimi i fondeve publike per fushat. Misioni vëzhgues i ODIHR ka marre disa pretendime per presion mbi punonjësit e administratës publike përfshi edhe kërkesa per t?u bere pjese e aktiviteteve te fushatës elektorale dhe kërcënime nga puna nëse, nuk votonin për nje kandidat te caktuar. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore qe lidhet edhe me përdorimin e ndërtesave publike per takime elektorale dhe mësuesit qe jane përdorur per te promovuar kandidate te caktuar. Figura kryesore te Aleancës për Shqipërinë Europiane kane shpërndare certifikata legalizimi përgjatë aktiviteteve te fushatës dhe kjo është pare nga disa si presion mbi votuesitKy eshte raporti i pare i misionit te ODIHR per zgjedhjet lokale dhe pritet qe para 21 qershorit te publikohet edhe nje tjetër.