BE për vendimin e kushtetueses në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian përsërit apelin qe Kosova dhe Serbia te zbatojnë marrëveshjen per bashkësinë e komunave serbe, per te cilën palët kane rene dakord gjate bisedimeve te Brukselit. Zedhenesja e shefes se diplomacisë europiane, Federica Mogherini kërkoi respektimin e vendimit te pak ditëve me pare te Gjykatës Kushtetuese te Kosovës. Ne te theksohej se pjese te paktit nuk janë ne përputhje me Kushtetutën, por bashkësia duhet te formohet. Maja Kocijancic deklaroi ne shtypin serb se duhet te miratohet sa me shpejt akti ligjor i Qeverisë së Kosovës, me të cilin do të zbatohet marrëveshja dhe statuti i Asociacionit të komunave serbe. Kjo marrëveshje është bere shkak per tensionet politike ne Kosove. Pavarësisht vendimit te Gjykatës Kushtetuese, opozita vijon te mbaje qëndrimin se qeveria duhet te heqë dore prej saj dhe paktit per caktimin e kufirit me Malin e Zi. Kryeministri Mustafa ka përsëritur ftesën per dialog, duke dhëne garanci se statuti do te jete ne përputhje me ligjin themeltar te shtetit dhe pas hartimit, ai do t?i dërgohet serish per shqyrtim kësaj gjykate.

Share This Video


Download

  
Report form