http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Organizatorët e ?Oscar? do mbajnë një mbledhje urgjente për të marrë në konsideratë rolin e ardhshëm të manjatit të filmave Harvey Weinstein. Akademia e Filmit, Artit dhe Shkencës tha se akuzat ndaj tij ishin te renda, ndërkohë ?Bafta?, Akademia britanike e Filmit, Televizionit e Arteve e ka pezulluar tashmë anëtarësinë e tij.Priet që bordi 54-anëtarësh i Academy Award të vendosë largimin e Weinstein madje edhe heqjen e cmimit Oscar që producenti fitoi në vitin 1999 për prodhimin e filmit "Shakespeare in Love".Weinstein tani përballet jo vetëm me shkatërrimin e karrierës dhe valën e indinjatës që shtohet dita-ditës, por edhe me hetimet për agresion seksual lidhur me një episod që daton që në vitet 1980.