“Ndërhyrje urgjente në drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecia ka nisur te shqyrtoje me imtësi dy draftet e paraqitura nga autoritetet shqiptare per reformën ne drejtësi. Ne tryezën e eksperteve janë dokumenti i përpiluar nga grupi i eksperteve te reformës, si edhe amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike. Pas diskutimeve qe pritet te zgjasin disa muaj pritet qe ne pranvere, Venecia te dale me një version përfundimtar rekomandimesh per ndryshimet ligjore dhe kushtetuese qe do te vene ne zbatim ate qe konsiderohet njëzëri nga ndërkombëtaret si kryereforma e Shqipërisë. Me herët, Komisioni i Venecia i ka dërguar nje draft paraprak rekomandimesh Komisionit te Posaçëm Parlamentar te reformës, ku nënvizohet dhe njëherë se ndërhyrja është nje urgjence per shkak te gjendjes kritike. Ne përfundim te dokumentit me 30 faqe qe mban datën 4 dhjetor, nder te tjera thuhet.?Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rikonsiderohet për të shmangur konfliktin e interesit. Ministri i drejtësisë nuk duhet te jete pjese e Tribunalit Disiplinor. Kushtetuta duhet te përcaktoje parimet e përgjithshme te zgjedhjes se gjyqtareve dhe prokuroreve, bazuar mbi sistemin e meritës, karrierës, transparencës dhe paanshmërisë. Kushtetuta duhet të sqarojë lidhjen mes prokurorëve të Strukturës Speciale Antikorrupsion dhe Prokurorit te Përgjithshëm?.Ne lidhje me rolin e këtij te fundit, ekspertet e Venecias rekomandojnë qe atij te mos i ndërpritet mandati, por edhe te mos jete pjese e tribunalit disiplinor. Behet fjale per nje strukture te re qe rekomandohet te ngrihet per te adresuar ne mënyre te posaçme te gjitha rastet e shkeljeve nga ana e gjyqtareve dhe prokuroreve. Gjithashtu kërkohet qe te qartësohet ne Kushtetute se kush vendos mbi masat disiplinore ndaj gjyqtareve te Gjykatës Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form