BE: Miratoni reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i integrimit për në Bashkimin Europian varet pikësëpari nga reforma në sistemin e drejtësisë. Kështu thuhet në dokumentin me konkluzionet për Shqipërinë, që diskutohet nga ministrat e jashtëm në Bruksel, një kopje e të cilës është siguruar nga Zëri i Amerikës. Në të vihet theksi te reformimi i gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit.?Këshilli vëren se nevojiten përpjekje të mëtejshme për 5 prioritetet, në veçanti, miratimi i paketës së reformës gjyqësore si dhe përparim i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës. reforma në drejtësi është kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se kjo reformë, mund të jetë transformuese dhe për reformat e tjera?.Në dokument evidentohet dhe nevoja për dekriminalizimin e parlamentit. Për këtë Brukseli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me aktivitet kriminal nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike?. Ne konkluzionet e tij, Bashkimi Europian nënvizon se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bashkimin Europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form