Asnjë ndërhyrje për pallatin në Farkë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 17

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane braktisur apartamentet ne zonën e Farkës dhe ende nuk dine se kur do te kthehen, për te jetuar te sigurt ne banesa. Investimi i tyre miliona leke rrezikohet te shembet, ndërsa institucionet përgjegjëse ende nuk kane ndërhyre. Situata ne ketë zone te Farkës është emergjente dhe nuk pret. Ne pjesën e rrethuar te pallatit është krijuar nje çarje tjetër e trotuarit çka tregon se rrëshqitja vazhdon. Nje nga shume te dëmtuarit e kësaj zone, Altin Dauti, administrator i bllokut te pallateve pranë gropës se hapur thotë se rreziku është me i madh nga sa duket. Dhjetëra familje dhe shume pallate përreth rrezikojnë te shemben dhe nuk mund te presin çeljen e fondeve apo kryerjen e e tenderave per te ndërhyre. Nje mot i vazhdueshëm me shi do te ishte fatal per kete zone. Administratori i pallateve i ben apel pushtetit vendor dhe drejtuesve te emergjencave civile te marrin masa te menjëhershme, pasi jane vene ne dijeni te situatës para se te ndodhte rrëshqitja e madhe. Edhe pse deklaruan se e marta e 1 dhjetorit do te ishte dita per te ndërhyre ne zone, emergjencat civile dhe pushteti vendor ende nuk kane vepruar dhe nuk kane nje date per fillimin e punës. Grupi i gjeologeve qe ka qene ne terren e cilësoi te vështire ndërhyrjen, por eksperte te ndërtimit hedhin poshtë argumentet e tyre, duke konfirmuar per vizion plus se me teknologjinë dhe makineritë e sotme mund t?i jepet zgjidhje situatës brenda nje kohe te shkurtër.

Share This Video


Download

  
Report form