Plani për shpëtimin e pallatit në Farkë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërhyrja ne pallatin qe rrezikohet nga shembja, ne zonën e Farkës, është me e vështire nga sa mendohej dhe kërkon kohe. Pas disa orësh verifikime ne terren, specialistet e Institutit te Gjeologjisë konstatuan se situata ne ketë pjese, ku ka filluar shkarja është serioze. Gjate kërkimeve ne gropën e hapur per ndërtim, inxhinieret nuk kane gjetur kolonat mbajtëse, gjë qe e ben me te vështire procesin e ndërhyrjes. Pas përfundimit te studimit dhe verifikimit te zonës, projekti i Institutit te Gjeologjisë do t?i dorëzohet Shtabit te Emergjencave Civile per te ndërhyre ne ngritjen e murit mbrojtës. 50 deri 70 milion leke do te jepen nga Fondi i Emergjencave per te parandaluar rrëshqitjet. Ndërkohe, 7 familjet e pallatit qe rrezikohet nga shembja jane strehuar ne nje hotel te Tiranës. Edhe me herët, inxhinieret kane theksuar se shume ndërtime ne kete zone jane bere pa bere studimin e tokës. Ndërsa ne kete pjese kodrinore te Farkës, shtëpitë nuk duhet te ishin me te larta se 3 kate.

Share This Video


Download

  
Report form