“Dekriminalizimi i Parlamentit, çështje urgjente!” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias, te cilit politikanet i referohen sa here qe behet fjale për kushtetutën apo ligjet e rëndësishme, thekson rëndësinë e procesit te dekriminalizimit per te hequr çdo hije dyshimi qe ekziston sot mbi parlamentin shqiptar. Presidenti i Komisionit te Venecias Gianni Buquicchio, i cili ndodhet ne Tirane per një vizite treditore ka deklaruar se është urgjente zgjidhja e këtij problem per Shqipërinë, por ndryshimet ligjore gjithsesi do te jene te vlefshme per organet qe dalin nga zgjedhjet e ardhshme. ?Parlamenti shqiptar duhet te jete vendi i debatit konstruktiv. Mbi këtë institucion kyç ekziston pesha e nje dyshimi dhe ju duhet te shpëtoni prej tij, duhet te arrini ate qe quhet dekriminalizim. Opozita dhe shumica nen patronazhin e Parlamentit Europian, ka arritur nje marrëveshje qe synon bashkëpunimin per gjetjen e një zgjidhjeje ne lidhje me problemin e individëve me precedentë kriminale, qe janë zgjedhur ose synojnë te marrin poste publike. Një reflektim ligjor per këtë çështje është shume urgjent për Shqipërinë dhe Komisioni i Venecias është i gatshëm t?ju ndihmoje.? Ka thëne Presidenti i Komisionit te Venecias Gianni Buquicchio.Presidenti i Komisionit te Venecias është ndalur edhe tek reforma ne drejtësi per te cilen ka kërkuar gjithëpërfshirje.?Miratimi i legjislacionit qe nuk është diskutuar ne mënyre te mjaftueshme dhe qe nuk ka marre mbështetje te mjaftueshme nuk është garanci per nje reforme te qëndrueshme. Me lejoni te theksoj se Komisioni i Venecias mund te luaje nje rol te rëndësishme këtu. Ai sjell ndihme jo vetëm ne përmbajtje, por ai mund te ndihmoje edhe ne uljen e tensioneve. Shqipëria sigurisht ka nevoje per reforme ligjore dhe kushtetuese, por ka nevoje sidomos per te arritur nje kulture politike demokratike?. Edhe presidenti i republikës Bujar Nishani ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes se te gjithë faktorëve ne reformën ne drejtësi. Por pavarësisht apelit te Komisionit te Venecias apo faktorit ndërkombëtar, opozita ka vendosur si kusht per pjesëmarrjen ne reformën ne drejtësi, riformatimin e komisionit parlamentar te ngritur per këtë çështje per t?i garantuar te drejta te barabarta partisë Demokratike, si dhe kthimin mbrapsht te ligjeve qe kane lidhje me sistemin e drejtësisë e qe janë miratuar ne mënyre te njëanshme nga shumica.

Share This Video


Download

  
Report form