Dekriminalizimi ngec në procedura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka 8 muaj qe parlamenti ka ngritur një Komision te Posaçëm per dekriminalizimin dhe deri tani produkti i tij ka qene zero. Mbledhja e pare e komisionit për këtë sesion parlamentar iu shërbeu palëve si një podium me shume për deklarata politike, ku askush nuk e fshehu mungesën e besimit tek rivali. E ne ketë klime mosbesimi streha e deputeteve u be procedura, pasi për 2 ore komisioni diskutoi vetëm ketë çështje. Socialistet kërkuan qe dy deputete te punojnë mbi raportin qe Komisioni i Venecias ka sjelle për dekriminalizimin dhe pasi te hartohet relacioni, mbi ketë dokument te fillohet nga hartimi i ndryshimeve ligjore. Per me tepër maxhoranca iu referua rregullores se kuvendit, e cila përcakton se ndryshimet kushtetuese shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli per Legjislacionin, per te theksuar se ky komision nuk ka tagër te diskutoje amendamentet ne ligjin themeltar te shtetit te propozuara nga PD. Ndërkohe qe demokratet kembengulen ne nisjen e shqyrtimit te platformës se tyre. Përgjatë gjithë mbledhjes secila nga palët ruajti pozicionin e vet politik: demokratet arritën qe te prezantonin nismën e tyre per dekriminalizimin, ndërsa socialistet e shtynë shqyrtimin e saj deri ne mbledhjen e radhës. Por ndërsa socialistet dhe demokratet po debatojnë per kuadrin ligjor mbi dekriminalizimin nje deputet i kuvendit ka dorëzuar mandatin dhe dy te tjerë ndodhen ne burg për akuza te renda si plagosje me dashje apo per vrasje me dashje.

Share This Video


Download

  
Report form