http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja çeke ne Tirane, Bronislava Tomasova, e konsideron aferën e pretenduar te CEZ si një çështje te brendshme te Shqipërisë, te hapur shume kohe me pare se te diskutohej çështja e statusit te vendit kandidat ne BE. Pas debateve të forta politike dhe kërkesave per hetim ndërkombëtar, diplomatja çeke thotë se nuk është CEZ problemi kryesor, por sundimi i ligjit.?Unë nuk e di nëse realisht problemi kryesor është CEZ, dhe si diplomate e huaj unë nuk bëj koment për ndonjë çështje që unë e shoh si ndërpolitike. Megjithatë unë dua t?ju kujtoj gjithkujt se sundimi i ligjit dhe drejtësia e pavarur janë thelbësore për suksesin e çdo investimi këtu. Këto janë thelbësore për zhvillimin e vendit dhe qytetarët?.Çështja CEZ, sipas ambasadores Tomasova nuk ka qenë kusht ne qëndrimin Çekisë, ndaj statusit te kandidatit të Shqipërisë ne BE.?Marrëveshja Qeveri-CEZ u vlerësua nga BB dhe KE. Mendoj se gazetarët e kanë ndjekur çështjen që para diskutimit të statusit të vendit kandidat. Kur ne bëjmë vlerësime për procesin e integrimit në konsiderojmë si kanë ecur reformat në atë vend. Tani po presim për progres-raportin e Komisionit Europian. Si vend anëtar do të japim opinion tonë dhe do e diskutojmë me vendet e tjera anëtare në mbledhjen e Këshillit në dhjetor.?Këto deklarata ambasadorja çeke i bërë gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit, nga ku theksoi se reformat e Shqipërisë do të vlerësohen në fund te këtij viti ne Bruksel.