http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar pritjen e përvitshme te gjithë ambasadoreve prezentë te Tiranes, te cilët i falënderoi për kontributin dhe vlerën e bashkëpunimit qe kane shfaqur gjate gjithë vitit qe lamë pas. Nishani ne përmbledhjen e ngjarjeve vjetore përmendi dhe vlerësoi marrjen e statusit kandidat ne BE. Presidenti përcaktoi edhe disa sfida te vendit tone për vitin 2015 mes te cilave përmendi ndërtimin e nje shteti ligjor si edhe krijimin e një fryme me bashkëpunuese mes partish për te mirën e qytetareve. Ne fjalën e tij presidenti shprehu serish solidaritetin me ambasadorin e Francës, duke e quajtur sulmin terrorist mbi redaksinë e revistës ?Charl Hebdo? si goditje te fjalës se lire.