Komisioni i Shëndetësisë, “mbledhje” në QSUT - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te besh ligje ne salla komisionesh dhe te jesh atje ku mijëra njerëz luftojnë për jetën ka një diference shume te madhe. Ndaj realiteti me te cilin janë përballur deputetet e Komisionit te Shendetesise, ndërsa kane improvizuar mbledhjen ne QSUT, nuk ka qene dhe aq i bukur. Shefat e urgjencave te spitaleve te Tiranës, ju kane ngritur problemin e urgjencave qe vijnë nga rrethet, qe nuk po përballohen dot me ne Tirane. Ndërsa diskutohej projektligji i ri per shërbimin kombëtar te urgjencës, mjeket kane treguar se vete personeli nuk njeh as numrin e telefonit te urgjencës. Me ngritjen e shërbimit kombëtar te urgjencës, do te ketë nje qendër te vetme pritëse per te gjitha telefonatat dhe menaxhimi i tyre synohet te behet jo vetëm me ambulanca, por edhe me mjetet e transportit te policisë.

Share This Video


Download

  
Report form