http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç Vizion Plus paralajmëroi një dite me pare sot kane zhvilluar mbledhje 2 qeveri, kabineti i Sali Berishës i cili humbi zgjedhjet e 23 qershorit dhe kabineti i ardhshme Edi Rames i cili do te zyrtarizohet ne fillim te shtatorit. Kryeministri Sali Berisha zgjodhi te fliste ne mbledhjen e qeverise për statusin e vendit kandidat, për rolin pengues te se majtës ne këtë proces dhe për shanset qe vendi ka te marre një përgjigje pozitive ne dhjetor. Pjese e mbledhjes se qeverise ishin edhe batutat për rivalin politik Rama dhe kabinetin e tij. Ndërkaq mbledhja e qeverise se ardhshme ka nisur qysh prej orës 15.00 ne një prej hoteleve te Vlorës dhe pritet te zgjasë deri rreth orës 19.30. Edi Rama ka preferuar te pije një kafe me ministrat e propozuar nga LSI, Naco, Panariti, Koka, Haxhinasto se bashku me zv/kryeministrin Niko Peleshi dhe shefen e kabinetit Vali Bizhga. Ndërkohe qe ministrat socialiste janë pare grupe te bisedojnë dhe te pijen kafe ne ambientet e hotelit ku për dy dite do te zhvillohen mbledhjet e qeverise se ardhshme.