Report TV - Tiranë,zhvatnin llogaritë bankare kush janë hajdutët bullgarë

Report TV 2018-05-02

Views 0

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ?Skimmer 09?, duke goditur një rast të ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike?.

Në kuadër të këtij aksioni, është arrestuar një shtetas bullgar dhe shpallur në kërkim një tjetër. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një 18-vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Uniformat blu kanë sekuestruar në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 24- fara të ndryshme narkotike të llojit kanabis, 2 aparate celularë dhe një mjet tip ?Volkswagen?.

Në pranga ka rënë shtetasi bullgar Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.

Sipas policisë, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër bullgar A.M., i cili ëhtë shpallur në kërkim, kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura"Skimmer", të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.

Share This Video


Download

  
Report form