Report TV - Vodhën kasafortën me 1.3 mln lekë në poliklinikë në Tiranë, kapen tre hajdutët

Report TV 2020-02-25

Views 1

TIRANE-Tre hajdutë janë arrestuar për vjedhjen e një kasaforte me 1.3 mln lekë në një poliklinikë, ndërsa akuzohen edhe për raste të tjera në disa qarqe. Të arrestuarit janë Enis Mara 33 vjeç, Fatjon Shahini alias Fatjon Lila 37 vjeç dhe Euklid Çelmeta alias Euklid Habili 38 vjeç, banues në Tiranë (Fatjon Lila dhe Euklid Çelmeta me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë). Tre personat e arrestuar sipas policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës ?Zonja e Këshillit të Mirë? në Tiranë në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur kasafortën në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 1.3 mln lekë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS