Kapen grabitësit/ Vodhën 20 milionë lekë e mijëra franga në makinën e biznesmenit

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 0

Një biznesmen në Tiranë ka rënë pre e një grabitjeje të mirëoganizuar, ku në automjetin e tij u vodhën 20 milionë lek të reja dhe rreth 50 mijë franga.


Për këtë aryse, komisariati numër dy në Tiranë, vuri në pranga dy grabitësit, Gentian Kane dhe Donaldo Hoxhaj.

Përpara grupit hetimor, biznesmeni ka deklaruar se ka dal nga një qendër tregtare në zonën e bllokut dhe më pas është drejtuar për në një tjetër qendër tregtare, për të blerë një pajisje elektroshtëpiake.

Vetëm 15 minuta, pasi del nga qendra tregtare, biznemeni konstaton se në në bagazhin e automjetit të tij, mungonte canta me paratë që ai kishte lënë, në momentin që kishte parkuar.

15 minutat kanë qenë të mjaftueshme për dy grabitësit për të kryer këtë vjedhje, pasi e gjitha ishte e mirëmenduar se si do të realizohej, për shkak të informacioneve që kishin më herët.

Sipas grupit hetimor, personi që ka informuar dy grabitësit, është motra e njërit prej tyre, e cila është një shoëgirl në median shqiptare, dhe ajo, ka pasur dijeni për shumën e parave që gjendej në bagazhin e biznesmenit.
Automjeti me të cilin grabitësit janë larguar, ka qenë në pronësit të motrës së Donaldo Hoxhajt, e cila edhe ajo ka dhënë deklarimet në polici, pasi është verifikuar pronësia e automjetit.

Grupi hetimor, pas kqyrjes së automjetit të biznesmenit dhe sekuestrimit të kamerave pranë qendrës tregtare, kanë bërë të mundur identifikikmin e të dy hajdutëve dhe u është kërkuar që ata të paraqiteshin në komisariat, por grabitësit kanë deklaruar se nuk ndodheshin në Tiranë.

Më pas, policinë në tiranë, e ka telefonuar një grua e cila është prezantuar si avokate, duke thënë se të dy autorët duan që të dorëzohen në polici dhe të dorëzojnë edhe shumën e parave.

Gentian Kane dhe Donaldo Hoxhaj, u vunë në pranga, pasi ata dorëzuan shumën e parave dhe pranuan veprën penale që kishin kryer.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grabitje#Tirane#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form