Report TV - Gruaja e biznesmenit rrëfen përleshjen me grabitësit: Burrin e mbyllën në banjo

Report TV 2020-01-22

Views 0

Tre ditë pas tentativës së grabitjes së çiftit të biznesmenëve në Tiranë policia ende nuk ka asnjë të arrestuar, por dy të dyshuar, që janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve nga policia, i dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias rreth 20-vjeç me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim, raporton gazetarja Xhensila Kodra. I dyti është i afërm i familjes Laze. Ai dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit që kanë në Tiranë. 

Autorët që tentuan grabitjen ishin tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t'u larguar me shpejtësi. Ata e njihnin mirë shtëpinë, pasi u futën nga hyrja e pasme, pasi te dera kryesore ishin kamerat dhe sistemi i alarmit. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t'i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze.

Share This Video


Download

  
Report form