Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 65-vjeçares Hurma Banushi. Prej 6 muajsh bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta, por Hurma pretendon se ai nuk vdiq për shkak të sëmundjeve që kishte, por nga neglizhenca e mjekëve.
Në studio Hurma tregon se prej 25 vitesh bashkëshorti i saj vuante nga diabeti dhe ai i kishte shaktuar mjaft probleme duke shkatërruar mjaft organe në trupin e tij. 18 herë ai ishte shtruar në spital, por gjithmonë ishte bërë e mundur normalizimi i gjendjes së tij. Një mëngjes, bashkëshorti Nefaili u shpreh se kishte marrje mendsh dhe të vjella, por gjendja e tij nuk u rregullua as pas shkuarjes në spital.