Report TV - E mitura akuzon burrin e hallës: Më përdhunoi! Gruaja: Shpifje

Report TV 2017-07-29

Views 1

BERAT - Një vajzë adoleshente kishte shkuar tek tezja e saj për pushime, por ka rënë pre e dhunës seksuale të burrit të tezes.

Ngjarja ka ndodhur në Berat një ditë më parë. R.K, 15-vjeçe, banuese në Berat, ka dëshmuar në praninë e psikologes, sapo është kthyer në shtëpinë e saj, në një tjetër fshat të Beratit.

Ajo ka kallëzuar penalisht 54 vjeçarin R.K se e ka përdhunuar. Akuzat e të miturës janë mohuar nga tezja e saj, bashkëshortja e autorit dhe vajza e tij.

"Nuk është e vërtet, akuzat janë shpifje", ka thënë tejza e 15-vjeçares.

Tezja e 15-vjeçares shkon edhe më tej kur thotë se vajza duhet të jetë shtyrë për t'i bërë keq familjes së saj. Ajo pohon se mes dy familjeve nuk ka pasur probleme.

Share This Video


Download

  
Report form