TIRANË - Kryeqytetit do të ketë 71 rrugë me pagesë, me çmim nga 20 deri në 100 lekë ora, ndërsa rezidentët nuk do të paguajnë kur parkojnë makinën në zonën e tyre. Kështu shprehet në një intervistë për ?Report Tv? drejtoresha e agjencisë ?Tirana Parking? Eglantina Zere. Ajo thotë se qytetarët jo rezidentë nuk do të parkojnë makinën në lagjet e kryeqytetit por vetëm në 71 rrugët me pagesë. Të gjithë rezidentët do të pajisen me një kartë ose pullë e cila do të ketë një ngjyrë të ndryshme sipas zonës. Për ata qytetarë që nuk paguajnë tarifën Bashkia e Tiranës parashikon penalitet, duke filluar nga gjoba.